Ballina Artikuj Mësuesi Hetem Hasani 45 vite me ditar në dorë

Mësuesi Hetem Hasani 45 vite me ditar në dorë

Hoxha Fidaim Fazliu me mësuesin Hetem Hasani

Profeti Muhamed a.s një ditë ju tha shokëve:
Ju po jetoni në një kohë kur juristët janë shumë dhe mësuesit janë pak, ata që pyesin janë pak dhe ata që japin janë shumë, dhe veprimi është më i mirë se dituria.
Por do të vijë një kohë kur juristët do të jenë të paktë dhe mësuesit të shumtë.
Kjo deklaratë është shumë e përshtatshme në kohën tonë, ku shumë njerëz studiojnë thjesht që të mund të mbajnë fjalime,e profeti Muhamed a.s , e përmendi këtë si një zhvillim të keq. Njerëzit nuk janë të përqendruar në njohuritë e dikujt, por në aftësinë e tij për të predikuar bukur. Profeti Muhamed a.s vazhdoi duke thënë:
“Do të vijë një kohë kur shumë do të pyesin dhe pak do të japin, dhe dija do të jetë më e mirë se veprimi”.
Hasan Basriu tha që sikur njohuria të kishte marrë një formë, do të kishte qenë më e shkëlqyer se dielli, hëna, yjet dhe qielli.
Imam Shāfiu tha se kush dëshiron këtë botë ose botën tjetër, duhet të kërkojë njohuri sepse ai ka nevojë për njohuri në këtë jetë dhe në tjetrën.
Allahu më i Larti u jep gjëra të kësaj bote atyre që Ai i do, si dhe atyre që Ai nuk i do, por Ai u jep dituri vetëm atyre që Ai i do.

Respekti ndaj mësuesit

Një nga shembujt më të famshëm për sa i përket etikës, sjelljes shembullore ndaj mësuesit, është transmetuar nga Imami i madh Ebu Hanife (r.a). Ai do të lutej pas çdo namazi të detyrueshëm për prindërit dhe njëkohësisht për mësuesin e tij.
Gjithashtu, dihet se Ebu Hanifja, kurrë nuk i kishte zgjatur këmbët drejt shtëpisë së mësuesit të tij, përgjatë 18 viteve që ai mësoi pranë tij, edhe pse shtëpitë e tyre ishin shumë larg njëra-tjetrës.
Kjo ishte sjellja e këtyre personaliteteve të mëdhenj ndaj atyre, që Profeti tha “Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve”.
Imam Shafiu ka thënë rreth mësuesit të tij Imam Malikut:
“Unë do t’i shfletoja me kujdes fletët e librit kur isha në prezencë të Imam Malikut, në sajë të respektit të madh që kisha për të dhe nga dëshira për të mos e shqetësuar atë nga zhurma e tyre.”
Lutem në vazhdimësi për të gjithë mësuesit tonë që në kohërat më të vështira dhanë më të shtrejtën për gjeneratat e reja!
Rrespekt dhe konsideratë të lartë për mësuesin Hetem Hasani.
Nga: Hoxha Fidaim Fazliu

Exit mobile version