Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mësuesja doli para plumbave për të mbrojtur nxënësit, bashkëshorti vdes dy ditë...

Mësuesja doli para plumbave për të mbrojtur nxënësit, bashkëshorti vdes dy ditë më pas

Bashkëshorti i një prej mësueseve që u vranë në sulmin me armë në Teksas ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Irma Garcia, 46-vjeçe, ishte një nga dy mësueset që mbetën të vrara pasi një adoleshent hapi zjarr të martën në Uvalde, Tekas. Të enjten, bashkëshorti, Joe si duket nuk e përballoi dot më dhimbjen dhe ndërroi jetë.

Nipi i çiftit shkroi në Twitter se ai kishte vdekur nga ‘pikëllimi’.

“Ju lutemi lutuni për familjen tonë. Zoti na mëshiroftë”, – shkroi ai.

Ata ishin të martuar prej 24 vitesh dhe kishin katër fëmijë. Të mbijetuarit nga të shtënat kanë treguar se si Irma dhe kolegja e saj mësuese Eva Mireles, 44 vjeç, vdiqën duke mbrojtur nxënësit nga plumbat.

“Ajo ndërroi jetë me fëmijët në krahë duke u përpjekur t’i mbronte”,- shkroi në Twitter një tjetër familjar. /abcnews

Exit mobile version