Ballina Arritje Teknologji Meta teston një prej veçorive më të kërkuara në aplikacionin Threads

Meta teston një prej veçorive më të kërkuara në aplikacionin Threads

Meta ka filluar testimin e funksionalitetit të komunikimit i cili mbështetet në postën e Instagram në mënyrë që komunikimi të nisë prej aplikacionit Threads.

Ndërsa aplikacioni Threads është rritur në mëse 130 milionë përdorues, një prej veçorie madhore që i mungon dhe që përdoruesit shpesh ankohen është komunikimi direkt me mesazhe.

Megjithatë kjo mund të ndryshojë së shpejti për përdoruesit e Threads.

Meta ka filluar testimin e funksionalitetit të komunikimit i cili mbështetet në postën e Instagram në mënyrë që komunikimi të nisë prej aplikacionit Threads.

Funksionaliteti ka filluar të shfaqet për disa përdorues të Threads të cilët raportuan praninë e një butoni “Message” në krye të profileve të përdoruesve.

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi testimin e funksionalitetit, megjithatë Threads ende nuk ka postën e saj të mesazheve. Gjithsesi ekzistenca e një opsioni për të dërguar një mesazh direkt nga Threads pa pasur nevojë të kaloni në Instagram është një avantazh dhe lehtësi e madhe.

Exit mobile version