Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mette Frederiksen nis bisedimet për koalicion, shpreson të mbesë kryeministre

Mette Frederiksen nis bisedimet për koalicion, shpreson të mbesë kryeministre

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe Partia Socialdemokrate kanë nisur negociatat për formimin e një koalicioni të ri qeverisës, duke synuar mandatin e tretë, pavarësisht rënies së madhe që pësoi qeveria e saj në zgjedhjet e së martës.

Frederiksen paraqiti dorëheqjen te mbreti i Danimarkës të mërkurën, pasi u bë e qartë se koalicioni i saj me partinë centriste “Të Moderuarit” dhe liberalët e djathtë nuk kishte më shumicën për të qeverisur.

Sipas analistëve, rezultati i zgjedhjeve reflekton pakënaqësinë e qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës dhe lodhjen nga shtatë vjet në pushtet.

Megjithatë, shumë danezë e vlerësojnë Frederiksen për qëndrimin e saj të fortë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, veçanërisht lidhur me deklaratat e tij për aneksimin e Grenlandës.

Bisedimet për krijimin e qeverisë pritet të jenë të vështira, pasi parlamenti danez përbëhet nga 12 parti, duke e bërë të domosdoshëm arritjen e një konsensusi të gjerë mes shumë forcave politike.

Exit mobile version