Ballina Arritje Teknologji Michael Saylor thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të blejnë 20 përqind...

Michael Saylor thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të blejnë 20 përqind të BTC në qarkullim

Gjatë konferencës vjetore CPAC, Saylor foli në favor të rezervës strategjike të Bitcoin duke argumentuar se dollari do të forcohej nëse qeveria Amerikane krijon një rezervë të tillë.

Bashkëthemeluesi i Strategy Michael Saylor sugjeron se Shtetet e Bashkuara duhet të blejnë 20 përqind të Bitcoin dhe shtoi se duke pasur në pronësi 4 deri në 6 milionë BTC do të mjaftonin për të paguar borxhin e saj kombëtar.

Gjatë konferencës vjetore CPAC, Saylor foli në favor të rezervës strategjike të Bitcoin duke argumentuar se dollari do të forcohej nëse qeveria Amerikane krijon një rezervë të tillë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se mos ndjekja e një politike të tillë do të shikonte Amerikën të ngelej pas vendeve të tjera duke pretenduar se ka hapësirë vetëm për një vend të botës të zotërojë 20 përqind të rrjetit.

Ai tha se “ju nuk do të dëshironit që Arabia Saudite ta blinte e para, apo Rusët, apo Kina, apo Europianë.”

Deklaratat e Saylor vinë ndërsa disa shtete Amerikane po elaborojnë idenë e krijimit të një rezerve Bitcoin ku në Utah duket më pranë bërjes realitet.

Një muaj më parë presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi pune që do të vlerësonte mundësinë e krijimit të një rezerve Bitcoin.

Aktualisht qeveria Amerikane ka 183,442 BTC ndjekur nga qeveria Britanike me 61,245 BTC. vitin e kaluar qeveria Gjermane shiti 2.8 miliardë dollarë BTC. Sakaq firma e Saylor ka mbi 430 mijë BTC.

Exit mobile version