Ballina Auto Microlino do të shitet edhe në Francë

Microlino do të shitet edhe në Francë

Automjeti i lezetshëm elektrik po i shtohet edhe një vendi tjetër në Evropë.

Vetura e vogël elektrike Microlino do të jetë e disponueshme për shitje edhe në Francë.

“Jemi shumë të emocionuar për lansimin sepse besojmë se Franca do të jetë një nga tregjet tona më të mëdha në Evropë. Opsioni i porosive është i hapur dhe dërgesat do të fillojnë në javët e ardhshme, në qytetet sikurse Paris, Lyon dhe Frejus dhe së shpejti edhe në qytetet e tjera”, tha bashkëthemeluesi i Micro-s, Merlin Ouboter.

Francezët tashmë janë të mësuar me automjetet e vogla elektrike, pasi vendi është edhe shtëpia e veturës së njohur Citroen Ami.

Microlino ka një shpejtësi maksimale prej 90 kilometrave në orë dhe një motor 12.5 kW.

Siç thuhet, Microlino duket si një makinë e vogël elektrike me katër rrota, por në të vërtetë është klasifikuar si një “katërçikletë e rëndë” L7e në Evropë.

Exit mobile version