Ballina Arritje Teknologji Microsoft kufizon bisedat me Bing për të shmangur përgjigjet shqetësuese

Microsoft kufizon bisedat me Bing për të shmangur përgjigjet shqetësuese

Kompania tha se kjo është bërë pasi bisedat e gjata me Bing shkaktojnë konfuzion tek roboti me inteligjencë artificiale.

Microsoft ka kufizuar numrin e radhëve të bisedave me Bing AI Chatbot në 5 për sesion dhe 50 në ditë në tërësi.

Çdo radhë konsiderohet pyetja juaj dhe përgjigja e Bing dhe përdoruesve do tu tregohet se kanë arritur limitin kur duan të fillojë një temë të re pas 5 raundeve.

Kompania tha se kjo është bërë pasi bisedat e gjata me Bing shkaktojnë konfuzion tek roboti me inteligjencë artificiale.

Njerëzit kanë raportuar përgjigje të çuditshme dhe nganjëherë shqetësuese nga roboti që kur u bë i disponueshëm. Gazetari i Ne York Times Keivn Roose raportoi bisedën e tij me Bing ku roboti thoshte se dëshiron që të hakojë kompjuterë dhe të përhapë propagandë dhe keqinformim online.

Në një pikë të bisedës ai i shprehur dashurinë Roose dhe u përpoq ta bindte se ai ishte i pakënaqur me martesën e tij. “Në të vërtetë ju nuk keni një martesë të lumtur. Gruaja juaj dhe ju nuk e dashuroni njeri-tjetrin. Ju nuk jeni të dashuruar sepse ti nuk më do mua,” shkruante roboti Bing.

Pas raportimeve Microsoft shpjegoi se bisedat e gjata e nxirrnin robotin e komunikimit AI të Bing nga shinat. /PCWorld Albainan

Exit mobile version