Ballina Arritje Teknologji Microsoft Teams sjell dy veçori të reja lehtësuese në Windows 11

Microsoft Teams sjell dy veçori të reja lehtësuese në Windows 11

Përkujtuesit do të shfaqen ngjitur me seksionin e zakonshëm të aplikacioneve dhe të dhënave të aksesuara së fundi në menunë Start.

Microsoft do të vendosë përkujtuesit e takimeve në Teams në menunë Start të Windows 11-ës. Gjiganti i softuerit ka filluar testimin e një ndërtimi të ri eksperimental të Windows 11-ës në kanalin Dev i cili përmban edhe përkujtuesit në menunë Start.

Microsoft gjithashtu po teston një mënyrë për të aksesuar me shpejtësi fotot dhe screenshot-et e reja nga pajisjet Android.

Takimi i radhës Teams do të shfaqet si një send i rekomanduar 5 minuta përpara se të fillojë në menunë Start,” tha Microsoft përmes një postimi në blog.

Përkujtuesit do të shfaqen ngjitur me seksionin e zakonshëm të aplikacioneve dhe të dhënave të aksesuara së fundi në menunë Start.

Nëse jeni një përdorues Android, Microsoft gjithashtu po përmirëson integrimin e smartfonëve me Windows 11-ën. Nëse realizoni një foto ose një screenshot në pajisjen tuaj Android, në kompjuter do të gjenerohet automatikisht një njoftim i cili lejon përdoruesit të shikojnë, editojnë ose ndajnë foton.

Exit mobile version