Krahas integrimit me Edge, Outlook ka disa funksionalitete të reja AI. Së shpejti përdoruesit mund të shfrytëzojnë robotin bashkëbisedues Copilot për të rezervuar takime direkt nga një bisedë në e-mail në Outlook.
Për të përdorur aplikacionin e ri pa pagesë Outlook për Windows 10 dhe 11, Microsoft ka një kusht.
Sipas MSPowerUser, duhet të keni të instaluar shfletuesin Edge të Microsoft për të aksesuar e-mail-et tuaja në Outlook. Kushti i vendosur nga Microsoft u zbulua nga përdoruesit në forumin online Reddit ku postuan imazhe të një mesazhi gabimi që shfaqej dhe që thoshte se versioni i ri i Outlook kërkon që të keni Edge të instaluar.
Siç duket Outlook përdor WebView 2 të Microsoft Edge për disa funksione uebi. Shumica e njerëzve do të kenë Edge të instaluar si pjesë e setupit të Windows, por mbase duhet ta ri-instaloni nëse keni fshirë në të kaluarën.
Krahas integrimit me Edge, Outlook ka disa funksionalitete të reja AI. Së shpejti përdoruesit mund të shfrytëzojnë robotin bashkëbisedues Copilot për të rezervuar takime direkt nga një bisedë në e-mail në Outlook.
Për të përdorur funksionalitetet AI duhet të keni një abonim Microsoft 365.
