Ballina Arritje Teknologji Microsoft vendos reklama në menunë Start të Windows 11-ës

Microsoft vendos reklama në menunë Start të Windows 11-ës

Nëse nuk jeni një testues beta ose nëse keni një pajisje të menaxhuar nga organizata, nuk do ti shihni.

Microsoft është duke eksploruar idenë e vendosjes së reklamave në menunë Start të Windows 11-ës. Për të qenë specifik, kompania po kërkon të vendosë reklama për aplikacione të cilat i gjeni në Microsoft Store dhe hapësirën e saj të rekomandimeve.

Nëse keni përdorur Windows 10-ën më parë, me shumë gjasa keni parë reklama në menunë Start. Aktualisht Microsoft tregon reklama vetëm nëse jeni në SHBA dhe kanalin Beta të Windows Insider.

Nëse nuk jeni një testues beta ose nëse keni një pajisje të menaxhuar nga organizata, nuk do ti shihni.

Gjithashtu përdoruesit mund të zgjedhin ti çaktivizojnë plotësisht duke shkuar në Personalization dhe hequr opsionin “Show recommendations for tips and promotions and more.”

Si çdo eksperiment tjetër i Microsoft, mundet që të mos debutojë asnjëherë. /

Exit mobile version