Ballina Arritje Teknologji Microsoft vendos të adresojë një prej shqetësimeve kryesore të përdoruesve

Microsoft vendos të adresojë një prej shqetësimeve kryesore të përdoruesve

Është një proces i gjatë dhe i panevojshëm që e bën përshtatjen e Windows 11-ës më të vështirë.

Që nga debutimi në 2021, një prej kritikave më të vazhdueshme të Windows 11-ës ka qenë mënyra sesi Microsoft menaxhon aplikacionet e parazgjedhura ose siç njihet ndryshe “Default Apps.”

Krahasuar me Windows 10-ën, sistemi i ri operativ e bën më të vështirë largimin nga aplikacionet e kompanisë. Përshembull nëse nuk dëshironi që Edge të jetë shfletuesi i parazgjedhur ku hapni një uebfaqe apo dokument PDF, duhet të ndryshoni aplikacionin e parazgjedhur për çdo lloj skedari.

Është një proces i gjatë dhe i panevojshëm që e bën përshtatjen e Windows 11-ës më të vështirë.

Microsoft ka vendosur të adresojë këto kritika dhe përmes një postimi në blog ditën e Premte tha se riafirmonte qëndrimin e mëparshëm se njerëzit duhet të jenë nën kontroll të eksperiencës së tyre Windows.

Microsoft prezantoi një funksionalitet që ju jep përdoruesve të Windows 11-ës kontroll mbi aplikacionet e parazgjedhura. Drejt fundit të vitit do të sjellë një mjet për zhvilluesit të cilët mund të dërgojnë përdoruesit tek hapësira ku ndryshojnë aplikacionet e parazgjedhura.

Gjiganti i Windows tha se përdoruesit gjithashtu do të kenë më shumë kontroll mbi aplikacionet e ngjitura në desktop, menunë start dhe taskbar përmes një API-je publike.

Të dy funksionalitetet do të vinë fillimisht në kanalet Dev të testimit të Windows 11-ës.

Exit mobile version