Protesta e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve me Serbinë, ka mbledhur së bashku mijëra qytetarë.
Pas takimit te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, protestuesit janë nisur drejt sheshit, njofton Klan Kosova.
Protestën e kanë mbështetur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu si dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se protestës i është bashkëngjitur si qytetare e vendit dhe jo si figurë e LDK-së.
