Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos

Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos

Autoritetet lokale në lindje të Republikës Demokratike të Kongos kanë konfirmuar se më shumë se 5 mijë persona mbetën të zhdukur dhe së paku 141 të tjerë kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve.

Përmbytjet e mëdha, më të rëndat në historinë e shtetit afrikan, kanë nxitur rrëshqitjet e dheut që kanë shkatërruar qindra shtëpi.

Administrata rajonale ka bërë të ditur se në jug 5 mijë e 525 persona janë ende të zhdukur.

Kjo administratë ka njoftuar se përmbytjet kanë ndodhur në ditën e pazarit dhe qindra njerëz ndodheshin nëpër rrugë.

Organizatat humanitare së bashku me të mbijetuar të tjerë kanë vazhduar të tërheqin trupat e pajetë nga rrënojat.

Kërkim-shpëtimi është duke vazhduar ngadalë në mungesë të pajisjeve dhe makinerive në shtetin afrikan.

Banorët janë ankuar se dhjetëra viktima janë varrosur në varreza masive dhe kanë kërkuar përkrahjen e qeverisë për organizimin e duhur të varrimeve. /koha

Exit mobile version