AC Milan ka triumfuar ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.
AC Milan ka treguar edhe një herë se është njëri nga favoritët kryesorë për titullin këtë sezon, ata arritën të mposhtin skuadrën e Torinos, transmeton lajmi.net.
Pas një aksioni të rrjedhshëm, Brahim Diaz asistoi për Rafael Leao i cili zhbllokoi rezultatin në minutën 25′.
Diaz u bë protagonist edhe tek goli i dytë, pasi që u akordua penalti nga një ndërhyrje në të, penaltinë e konkretizoi Frank Kessie në minutën 36′.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Milan.
Pjesa e dytë prodhoi raste të mira për të dyja skuadrat por që mungoi konkretizimi, pas kësaj fitore, Milan qëndron në pozitën e parë me 40 pikë gjithsej, katër më shumë se Inter që do të ndeshet nesër me Romën.
Ndërsa Torino qëndron në pozitën e 19-të me 12 pikë gjithsej.