Ballina Sport Futboll Milot Rashica kampion i Superligës së Turqisë me Galatasarayn

Milot Rashica kampion i Superligës së Turqisë me Galatasarayn

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë.

Me këtë fitore, ekipi i Galatasarayt arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23.

Në këtë fitore, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica bëri një asist te goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi.

Galatasaray tani shkon në kuotën e 82 pikëve, ku ka mbetur edhe një xhiro për të luajtur. Madje titullin e feston pikërisht kundër vendit të dytë, Fenerbahce – pasi në shtëpi luajnë ndaj rivalit të tyre në javën e fundit.

Milot Rashica, si futbollisti i parë kosovar që fiton një kompeticion të tillë zhvilloi 25 ndeshje me Galatasarayn në Superligë, shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asiste./Lajmi.net/

Exit mobile version