Ballina Sport Futboll Milot Rashica rikthehet në stërvitje te Werderi

Milot Rashica rikthehet në stërvitje te Werderi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane Werder Bremen në stërvitje.
Kosovari këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur shkaku i lëndimeve, derisa lëndimi i fundit e mbajti për një kohë të gjatë.

Mirëpo, Werderi përmes një postimi në Twitter ka zbuluar se Rashica ka harruar lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Mbetet të shihet nëse Rashica do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Werderit.

Exit mobile version