Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministrat e BE-së bien dakord për mbrojtjen e refugjatëve ukrainas kundër trafikimit

Ministrat e BE-së bien dakord për mbrojtjen e refugjatëve ukrainas kundër trafikimit

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë rënë dakord për krijimin e një plani të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore për të mbrojtur nga rreziqet refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë.

Qëllimi i strategjise është të ofrojë informacion për të ardhurit nga Ukraina, si dhe të vendosë linja telefonike të dedikuara, të trajnojë oficerët e vijës së parë për të identifikuar viktimat dhe të përmirësojë monitorimin e Europolit.

“Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord gjithashtu për të koordinuar pritjen e fëmijëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian”, sipas një deklarate të Komisionit Evropian dhe presidencës franceze e BE-së.

“Plane të veçanta për transferimin dhe regjistrimin e të miturve të pashoqëruar janë gjithashtu në process”, thuhet në deklaratë. /atsh

Exit mobile version