Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri egjiptian, Shoukry: Jemi të sigurt se do të rivendosim marrëdhënie të...

Ministri egjiptian, Shoukry: Jemi të sigurt se do të rivendosim marrëdhënie të forta me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry vuri në dukje se do të rivendosin sërish marrëdhënie të forta me Turqinë dhe se “Zhvillimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Egjiptit është në interesin e të dy vendeve”, raporton Anadolu.

Shoukry foli në konferencën e përbashkët për media pas takimit kokë më kokë me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe mes delegacioneve.

Ai tha se po përpiqen të vazhdojnë komunikimin në çdo fushë me Turqinë. “Kemi bazë të fortë dhe jam i sigurt se do të rivendosim sërish marrëdhëniet të forta me Turqinë. Zhvillimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Egjiptit është në interesin e të dy vendeve”, shtoi Shoukry.

– “Kemi vizion të përbashkët në çështjen rajonale dhe ndërkombëtare”

Pasi bëri të ditur se kanë një vizion të përbashkët në çështjen rajonale dhe ndërkombëtare, Shoukry tha se kanë diskutuar fillimin sërish në mënyrë të fuqishme të marrëdhënieve me Turqinë dhe rikthimin e ambasadorëve dhe se dëshirojnë që kanalet e komunikimit të jenë të hapura dhe që koordinimi mes dy vendeve të vazhdojë.

Shoukry nënvizoi se do të punojnë për zhvillimin e investimeve turke në Egjipt dhe për të kapërcyer pengesat para tyre. “Në Egjipt ka pasur investime turke në fusha të ndryshme. Në vitet e shkuara vëllimi tregtar mes dy vendeve u rrit në 9 miliardë dollarë. Kjo është një shifër e rëndësishme për dy vendet. Madje, investimet e Turqisë në Egjipt arritën në 2.5 miliardë dollarë”, tha Shoukry.

Duke bërë të ditur se u kushtojnë rëndësi investitorëve turq në Egjipt, aktiviteteve të tyre investuese, tregtare dhe industriale, Shoukry tha se “Gjithashtu Egjipti ka projekte për të tërhequr investitorë në vend. Edhe kjo do të tërheqë në të ardhmen njerëzit e biznesit turk”.

Ai Shoukry shpjegoi se të dyja palët paraqitën pikëpamjet e tyre të thella se çfarë duhet të bëhet që rajoni të rifitojë stabilitetin dhe të rifitojë fuqinë e tij ndaj sfidave.

Ministri egjiptian vuri në dukje se në bisedë diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, çështjen e Palestinës, Sirisë, Libisë dhe reflektimin e luftës Rusi-Ukrainë në aspekte të ndryshme.

Exit mobile version