Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm grek zhvillon bisedë me kryeministrin palestinez

Ministri i Jashtëm grek zhvillon bisedë me kryeministrin palestinez

Georgios Gerapetritis

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Palestinës, Mohammad Mustafa, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale X të Ministrisë së Jashtme të Greqisë thuhet se Gerapetritis ka telefonuar kryeministrin palestinez Mustafa duke e uruar atë për detyrën e re.

“Ministri i Jashtëm shprehu lëvdata mbi përpjekjet për forcimin e institucioneve të Autoritetit Palestinez dhe se është i gatshëm të sigurojë shërbim dhe njohuri teknologjike për Autoritetin Palestinez”, deklaroi ministri i Jashtëm grek.

Theksohet se në bisedë të dyja palët ranë dakord për garantimin sa më shpejt të paqes së qëndrueshme në rajon dhe se ka nevojë për t’u dhënë fund qëndrimeve armiqësore.

Exit mobile version