Ballina Lajmet Ministri i Jashtëm iranian lavdëron marrëdhëniet me Turqinë

Ministri i Jashtëm iranian lavdëron marrëdhëniet me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif tha se Turqia është ndër të parat në mesin e shteteve me të cilat kanë “marrëdhëniet më të mira” në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zarif në një deklaratë për televizionin shtetëror foli në lidhje me krizën ekonomike, marrëveshjen bërthamore dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Ai tha se “vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet Turqia gjatë periudhës së fundit burojnë nga atmosfera psikologjike e krijuar nga SHBA-të”.

Në lidhje me çështjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje ministri Zarif tha se “Në krye të shteteve me të cilat kemi marrëdhënie më të mira në rajon është Turqia”. Ai po ashtu tha se Irani ka marrëdhënie të mira edhe me qeveritë e Azerbajxhanit, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit.

Zarif thekson se do të bashkëpunojnë me Turqinë dhe Irakun për shuarjen e zjarrit i cili u përhap në rajonin Hour al-Azim. Ai tha se do të bisedojnë me Teheranin, Ankaranë dhe Bagdadin për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe ujore.

Exit mobile version