Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm iranian vizitë në Oman për të diskutuar çështjet dypalëshe...

Ministri i Jashtëm iranian vizitë në Oman për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti të shtunën në kryeqytetin e Omanit, Muskat, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë, Araghchi u prit nga zyrtarë omanezë pas mbërritjes së tij.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

IRNA raportoi të premten se situata në Ngushticën e Hormuzit do të jetë ndër temat që do të diskutohen gjatë vizitës.

Në mesin e muajit qershor, Irani dhe SHBA-ja arritën një memorandum mirëkuptimi, të ndërmjetësuar nga Pakistani, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mes tyre dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, së fundmi, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme pas përshkallëzimit të tensioneve, të nxitura nga sulmet iraniane ndaj tri anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Teherani të enjten ndërmori një seri sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Jordani, si kundërpërgjigje ndaj dy netësh radhazi sulmesh amerikane.

Exit mobile version