Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani mbërriti në Riad të mërkurën për bisedime me zyrtarët sauditë, sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
“Al-Shaibani mbërriti në kryeqytetin saudit për të zhvilluar bisedime të zgjeruara me një numër zyrtarësh sauditë”, tha SANA.
Arabia Saudite është ndër mbështetësit kryesorë të administratës së re të Sirisë të udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa.
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë marrë vrull politik dhe ekonomik muajt e fundit, duke përfshirë takime dhe marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.
Më 8 dhjetor 2024, grupet opozitare siriane përmbysën regjimin e Bashar Asadit, i cili kishte sunduar Sirinë që nga viti 2000, pasi trashëgoi pushtetin nga babai i tij Hafez Assad, i cili sundoi nga viti 1971 deri në vitin 2000.
