Ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, u ka bërë thirrje forcave të ushtrisë që të mbeten “shembull i disiplinës dhe përkushtimit” dhe të parandalojnë çdo formë shkeljeje apo abuzimi ndaj civilëve.
Në një postim në platformën X, Abu Qasra u drejtua drejtpërdrejt ushtarëve të Ushtrisë Siriane, duke i nxitur ata të jenë “vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë shkelje apo keqtrajtim ndaj asnjë qenieje njerëzore, pavarësisht përkatësisë apo kombësisë së saj”.
Deklarata e ministrit vjen në një kohë kur ushtria siriane po zhvillon operacione në disa zona të vendit, ndërsa autoritetet përpiqen të theksojnë rëndësinë e respektimit të disiplinës ushtarake dhe të drejtave të njeriut gjatë veprimeve në terren. /mesazhi
