Një ministër i lartë i Somaliland ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të kenë qasje në burimet minerare dhe në baza ushtarake në territorin e këtij rajoni, sipas raportimeve mediatike.
Ministri i Presidencës tha se të drejtat ekskluzive që i janë ofruar SHBA-së janë pjesë e përpjekjeve të Somalilandit për të fituar njohje ndërkombëtare. Ai theksoi se bashkëpunimi strategjik me Uashingtonin shihet si hap kyç për forcimin e pozitës së rajonit në arenën globale.
Somalilandi ka shpallur pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, por ende nuk është njohur zyrtarisht si shtet nga komuniteti ndërkombëtar. /mesazhi
