Presidenti i Bankës Botërore ka bërë të ditur se fondi për rindërtimin e Rripit të Gazës është gati për të pranuar donacione, duke theksuar se institucioni synon të luajë një rol aktiv në mbështetjen e popullatës palestineze.
Ai deklaroi se Banka Botërore nuk dëshiron të mbetet një “kritik nga distanca”, por të angazhohet drejtpërdrejt në krijimin e mundësive dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për palestinezët.
Sipas tij, fondi do të synojë mobilizimin e burimeve financiare për rindërtimin e infrastrukturës dhe rimëkëmbjen ekonomike në Gaza, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe rajonalë. /mesazhi
