Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të vazhdojë ofensivën në Rripin e Gazës, pavarësisht negociatave për armëpushim që janë duke u zhvilluar.
Në një postim në platformën X, Katz tha se ka urdhëruar forcat izraelite të përparojnë drejt “të gjitha objektivave” duke përdorur mjete ajrore, tokësore dhe detare për të “shkatërruar Hamasin”.
Ai theksoi se sulmet do të vazhdojnë me “forcë të madhe” për të përgatitur terrenin për avancimin e trupave tokësore. Sipas tij, Hamasi ka vetëm dy mundësi: “të lirojë pengjet ose të përballet me asgjësimin”. /mesazhi
