Ballina Lajmet Kosovë Ministri Konjufca priti ambasadorin Sakar, konfirmohen raportet e mira me Turqinë

Ministri Konjufca priti ambasadorin Sakar, konfirmohen raportet e mira me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Çağrı Sakar.

Në takimin e parë në mes të ministrit Konjufca dhe ambasadorit Sakar është biseduar për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve, për lidhjet historike dhe sociale, si dhe nevojën e bashkëpunimit të metutjeshëm ekonomik e kulturor.   

Shefi i diplomacisë kosovare, z.Konjufca, falenderoi ambasadorin turk Sakar per përkrahjen e Republikës së Turqisë në të gjitha segmentet ndërkombetare dhe bilaterale me interes për Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Sakar ia percolli ministrit Konjufca letrën miqësore të dërguar nga shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, me deshirën e sinqertë të vazhdimit të bashkëpunimit Turqi – Kosovë.

Exit mobile version