Ballina Lajmet Kosovë Ministri Lekaj: Të gjitha rrugët e kalueshme, por kërkohet kujdes

Ministri Lekaj: Të gjitha rrugët e kalueshme, por kërkohet kujdes

Pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, të cilat po vazhdojnë që nga dita e djeshme, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Kështu ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka sqaruar se që nga mesnata ekipet e MI-së, janë duke monitoruar rrugët në të gjithë vendin.

“Të gjitha rrugët në të gjitha regjionet janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi. Nga ora 01:00 kanë filluar reshjet e borë dhe po vazhdojnë edhe në këto momente, ne me ekipet tona jemi në monitorim dhe intervenim me hedhje kripe e rëre si dhe në pastrim të borës gjatë gjithë kohës. Kompanitë janë në teren në intervenim të vazhdueshëm”, tha Lekaj.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë bllokim të mundshëm, vetëm se është kërkuar kujdes i shtuar nga qytetarët gjatë vozitjes, për shkak të dendësisë së reshjeve.

Exit mobile version