Ballina Sport Ministri Shala inspekton punimet në stadiumin dhe palestrën e Prishtinës

Ministri Shala inspekton punimet në stadiumin dhe palestrën e Prishtinës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar punimet që po bëhen për renovimin e Stadiumit të Prishtinës dhe Palestrës së vogël të Sportit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Ministri Shala u shpreh se dinamika e punimeve në Stadiumin e Prishtinës, pas plotësimit të kritereve të përcaktuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, bazuar në Rregulloren e UEFA-së, po zhvillohet me dinamikën e kënaqshme, dhe po punohet me intensitet që ky stadium të kompletohet dhe të bëhet i gatshëm për zhvillimin e lojërave ndërkombëtare sa më parë.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh i kënaqur me zhvillimin e punimeve në Palestrën e vogël të Sporteve në Pallatin i Rinisë, ku janë investuar 140 mijë euro për parket, 30 mijë euro për semaforët sipas standardit të FIBA-së, dhe 80 mijë euro në zhveshtore, me çka plotësohen kriteret për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare në basketboll, hendboll, volejboll dhe sporte të tjera.

Ministri Shala më tej u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht dhe në shumë drejtime për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në vend, që të krijohen kushte të mira dhe në përkim me standardet të kërkuara për zhvillim të garave ndërkombëtare.

20_12_2016_6303935_foto4

Exit mobile version