Ballina Lajmet Kosovë Ministri Tahiri takohet me të parin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara

Ministri Tahiri takohet me të parin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara është pritur në takim nga i pari i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions me të cilin ka biseduar për çështjet e sigurisë dhe mbështetjen që po ofron SHBA për Kosovën.

Në këtë takim ministri Tahiri është zotuar që të kundërshtojë fuqishëm luftën kundër terrorizmit, trafikimit, narkotikëve dhe pastrimit të parave, njofton Klan Kosova.

Tahiri ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm, Sessions, për ndihmën që Departamenti i Drejtësisë është duke dhënë përmes programeve të OPDAT-it dhe ICITAP-it si dy komponente të rëndësishme në funksion të politikave legjislative dhe programore që mundësojnë fuqizimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe parandalimit dhe luftimit të terrorizmit.

Exit mobile version