Ballina Lajmet Kosovë Ministri Zemaj na paralajmëron për mbyllje totale

Ministri Zemaj na paralajmëron për mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nesër do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit zyrtar të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar gjithashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, deklaroi Zemaj nga Komuna e Podujevës.

Zemaj u pyet për mundësinë që të ketë mbyllje totale, ku tha se do të veprohet si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar një gjë të tillë.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 16 pacientë të prekur me COVID-19, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1 mijë e 5 të vdekur.Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.

Exit mobile version