Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka udhëzuar qytetarët se si të veprojnë në raste kur ndodh një tërmet.
Sipas njoftimit, ministria rekomandon qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe mos të panikosen. Gjithashtu të qëndrojnë larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve, të mos përdoret ashensori.
“Nëse jeni duke vozitur, ndaloni në një vend të sigurt dhe qëndroni brenda automjetit”, thuhet në njoftim.
Kurse, pas tërmetit ministria ka udhëzuar që qytetarët të dalin me kujdes nga objekti vetëm nëse është i dëmtuar, të njoftohen shërbimet emergjente nëse është e nevojshme.
Të martën mbrëma Kosova u dridh nga një tërmet 4.6 ballë Rihter. Epiqendra ishte në Shtërpcë. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa në shumë qytete qytetarët kanë dalë jashtë objekteve të banimit./
