Ballina Lajmet Kosovë Ministria e Shëndetësisë del me një sqarim për rritjen e rasteve me...

Ministria e Shëndetësisë del me një sqarim për rritjen e rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 108 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Megjithatë, sipas MSH-së kjo rritje e rasteve ka ndodhur për shkak të disa rasteve të akumuluara për tri ditë në një laborator privat.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, thuhet në sqarimin e MSH-së.

Ndryshe, në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 637.

Exit mobile version