Ballina Lajmet Kosovë Ndërpritet numërimi i votave për kandidatë, shkaku i ndërrimit të motmoteve

Ndërpritet numërimi i votave për kandidatë, shkaku i ndërrimit të motmoteve

Në Qendrat për Numërim dhe Rezultate tani është ndërprerë numërimi i votave për kandidatë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo ndërprerje bëhet për shkak të festës së ndërrimit të motmoteve.

Numërimi nis sërish nesër në ora 16:00.

Numërimi pritet të nis nesër, ndërsa pas numërimit të votave të rregullta për kandidatë pritet të nis numërimi i votave nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i votave të rregullta Vetëvendosje doli partia e parë me 48.53%, kurse PDK 21.42% ndërsa LDK mori vetëm 12.63%.

Lista Serbe 6.06 %. AAK-ja mori 5.58%, e Nisma nuk arriti ta kalojë pragun.

Exit mobile version