Ballina Lajmet Kosovë MINT cakton marzhën maksimale të lejuar për çmimet e derivateve

MINT cakton marzhën maksimale të lejuar për çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport,me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor.

Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 euro cent për litër, Shitja me pakicë: deri në 12 euro cent për litër.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version