Ballina Lajmet Kosovë Miratohet Ligji që i mbron lajmet 12 orë nga riprodhimi

Miratohet Ligji që i mbron lajmet 12 orë nga riprodhimi

Kosova dje ka miratuar plotësim ndryshimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Përmes këtij plotësim-ndryshimi të këtij ligji është bërë edhe rregullimi i të drejtave autoriale në raportet gazetareske, transmeton “Zeri.info”

Projektligji nr.05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, rregullon të drejtën e veprave të autorit dhe të drejtave të përafërta, të drejtën e huazimit publik, të drejtën e përdorimit të veprave nga ana e librarive publike, të drejtën e përdorimit të artikujve të publikuar nga shtypi, dhe përdorimin e veprave që mbrohen me të drejtën e autorit me qëllim të informimit të publikut.

Për zbatimin e këtij ligji kompetente është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me amandamentin e 2-të të këtij projektligji tani është rregulluar edhe mbrojtja e lajmeve të ditës dhe riprodhimit të tyre. Ky amendament saktëson se në lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të mediave mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë (12) orë nga publikimi i tyre.

Exit mobile version