Ballina Artikuj Mirësia juaj është gdhendur përgjithmonë në ndërgjegjen time!

Mirësia juaj është gdhendur përgjithmonë në ndërgjegjen time!

Aleksandër Turbanov

Deklaratë tronditëse! – Mirësia juaj është gdhendur përgjithmonë në ndërgjegjen time!
Sot, i burgosuri izraelit, Aleksandër Turbanov, i cili u lirua, bëri një deklaratë, me të cilën tronditi Izraelin pushtues, shtetet që e mbështesin atë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tradhtarët e tjerë:

  • Gjatë 498 ditëve që jetova mes jush, pavarësisht agresionit dhe krimeve që ju i duruat, mësova kuptimin e vërtetë të burrërisë, të heroizmit të pastër, të respektit për njerëzinë dhe vlerat humane.
    Ju ishit të lirët e rrethuar, ndërsa unë isha i burgosuri. Ju ishit mbrojtësit e jetës sime. U kujdesët për mua, siç kujdeset një baba i ndjeshëm për fëmijët e tij.
    Më ruajtët shëndetin, dinjitetin dhe mirëqenien time. Edhe pse isha në duart e burrave që luftonin për tokën e tyre dhe për të drejtat e tyre të grabitura, edhe pse qeveria e vendit tim po kryente një gjenocid të tmerrshëm kundër një populli të rrethuar, ju nuk më latë asnjëherë të vuaja urinë apo poshtërimin!
    Nuk e dija çfarë ishte burrëria derisa e pashë në sytë tuaj. Nuk e dija çfarë ishte sakrifica derisa jetova mes jush. Ju pashë duke buzëqeshur përballë vdekjes, duke luftuar një armik të armatosur me mjete shkatërrimi, ndërkohë që ju nuk kishit tjetër, përveç trupave tuaj të zhveshur.
    Sado aftësi të kem në të shprehur, nuk do të mund të gjej fjalë, që të përshkruaj vlerën tuaj të vërtetë apo të shpreh habinë dhe admirim tim për moralin tuaj fisnik.
    A ju mëson feja juaj me të vërtetë t’i trajtoni të burgosurit kështu?!
    Çfarë besimi i madh që ju ngre në një nivel që rrëzon çdo ligj të të drejtave të njeriut të shkruar nga vetë njeriu, që rrëzon çdo protokoll lufte!
    Edhe në momentet më të vështira, ju tregoni drejtësi dhe mëshirë, jo përmes sloganeve boshe, por përmes realitetit të përvojës suaj. Nuk hiqni dorë nga parimet tuaja as në rrethanat më të vështira dhe të errëta.
    Besomëni, nëse kthehem ndonjëherë këtu, nuk do të jem tjetër, veçse një luftëtar në radhët tuaja. Sepse unë e mësova të vërtetën nga populli juaj dhe kuptova se ju nuk jeni vetëm zotër të kësaj toke, por edhe mbajtësit e parimeve dhe të një kauze të drejtë!

    Aleksandër Turbanov

    Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja
Exit mobile version