Ballina Lajmet Kosovë I mituri vetëplagoset me armën e babait në Prishtinë

I mituri vetëplagoset me armën e babait në Prishtinë

Një person i moshës së mitur është vetëplagosur aksidentalisht derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.

Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, i njëjti është liruar.

Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor.

Exit mobile version