Ekspertët kërkojnë politika sociale për mbrojtjen e tyre
Rritja në një mjedis konfliktual modifikon lidhjet cerebrale. Kjo gjë sjell pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe mirëqenien mendore, çka përcakton sjelljet, inteligjencën emocionale dhe dinamikat sociale përgjatë jetës.
Tensioni shoqëror, që verifikohet në familje, në lagje apo shkollë, mund të ndryshojë trurin e fëmijëve në moshën e preadoleshencës dhe të lërë pasoja që nisin muaj më pas. Sipas një analize të realizuar mbi mijëra fëmijë të moshës paraadoleshencës, ka rezultuar se ata që përjetonin sfida të përditshme dhe të rrethuar nga mjedise konfliktuale kishin më shumë probleme të shëndetit mendor.
Kryesisht krijojnë problematika të brendshme, të cilat më pas reflektohen edhe në gjendjet, komunikimet dhe sjelljet e jashtme.
Sipas ekspertëve, në rend global duhen politika më efikase për ndërhyrje në komunitet në mënyrë që të forcohet siguria sociale, për të qenë më efikase që nga individi e deri te shoqëria në kompleksitetin e saj.
