Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mjekët e pavaksinuar me dy doza anti-Covid do të pezullohen nga puna...

Mjekët e pavaksinuar me dy doza anti-Covid do të pezullohen nga puna në Greqi

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Athanasios Plevris ka deklaruar të hënën që personeli mjekësor që nuk është vaksinuar deri më datë 31 Mars do të pezullohen nga puna, në rast se situata e pandemisë deri atëherë nuk sjell detyrimisht ndryshime në domosdoshmërinë e vaksinimit.

“Doza e tretë nuk ka lidhje me pezullimin. Ligji thoshte për pezullimin që nëse nuk keni bërë dy doza. ” Kushdo që nuk ka marrë një dozë përforcuese nuk do të pezullohet .”

Ministri Plevri ka pranuar se gradualisht masat kundër covid 19 do të lehtësohen pasi në Greqi janë vaksinuar 84% e popullsisë, por edhe se varianti Omikron përhapet me shpejtësi të tillë sa masat janë të pamjaftueshme.

Certifikata e vaksinimit vijon jetë e detyrueshme në Greqi, sipas vendimit për rinovimin e masave mbrojtëse, ndërsa nga 7 shkurt del e pavlefshme për sa kanë plotësuar 7 muaj nga doza e dytë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë plotësuese.

Thanos Plevris tha gjithashtu se “ata që nuk kanë bërë dozën e tretë më 7 shkurt, certifikata e tyre nuk vlen për aktivitet shoqëror. ”

Gjithashtu shtyhen për një javë përdorimi i detyruar i maskës në çdo ambjent të brendshëm e të jashtëm, por restorantet dhe qendrat argëtuese do të funksionojnë me orar të lirë, lejohet sërish muzika, si dhe lejohen deri në 6 persona në çdo tryezë.Së fundi, nga dita e sotme fillon shpërndarja e ilaçit Merck në çdo shtëpi për të infektuarit me covid 19.

Për përdorimin e ilaçit të miratuar funksion një protokoll specifik që parashikon recetë mjekësore të posaçme për çdo rast pacienti. /tiranapost

Exit mobile version