Ballina Lajmet Kosovë Mjeku i dehur demolon pajisjet në Istog

Mjeku i dehur demolon pajisjet në Istog

Dje një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog ka shkuar i dehur në vend te punës dhe ka demoluar disa pajisje.

Rasti është raportuar nga një qytetar, i cili ka dërguar edhe disa fotografi të gjendjes se krijuar brenda objektit të QKMF-së.

Në fotografi shihen pjesë të thyera të qeramikës dhe gjësende të metalta e uniforma mjekësore të hedhura në tokë.

Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë, Anton Gegaj.

Gegaj tha se janë të njoftuar rreth rastit në fjalë dhe bëri të ditur se me veprimet e mjekut po merret komisioni disiplinor.

Exit mobile version