Ballina Arritje Teknologji Modelet të reja MacBook Pro debutojnë në fillim të Qershorit

Modelet të reja MacBook Pro debutojnë në fillim të Qershorit

Apple planifikon të risjellë portën MagSafe dhe krahasuar Thunderbolt/USB-C, ato kanë porta HDMI dhe lexues karte SD.

Modele të reja MacBook Pro po vinë në konferencën vjetore të zhvilluesve të Apple sipas insajderit të industrisë Jon Prosser i cili ka një rekord parashikimesh të sakta.

Prosser nuk ofroi shumë informacion po tha se modelet 14-inç dhe 16-inç MacBook Pro janë në punim. Modelet e reja pritet të kenë një dizajn krejtësisht radikal krahasuar me linjën MacBook që kemi që prej 2016-ës.

Apple planifikon të risjellë portën MagSafe dhe krahasuar Thunderbolt/USB-C, ato kanë porta HDMI dhe lexues karte SD.

Nuk është përfshirë një Touch Bar me Apple që do të rikthehet tek sistemi tradicional i butonave të funksionit. Në brendësi ridizajnohet sistemi termik për të akomoduar procesorin e ri Apple M1.

Sipas një raporti të Bloomberg flitet për një procesor me 10 bërthama Apple ku 8 janë të performancës së lartë dhe 2 me efikasitet energjie. Procesorin e shoqëron një kartë grafike me dy opsione 16 ose 32 bërthama dhe deri në 64GB RAM.Deri më sot asnjë burim tjetër nuk ka sugjeruar ardhjen e modeleve të reja MacBook në WWDC. /PCWorld

Exit mobile version