Ky model i ri ka çipin standard M3 ndryshe nga modeli i mëhershëm 14-inç MacBook Pro që vinte vetëm me variantet Pro dhe Max të M3.
Apple më në fund ka vendosur të largohet prej Touch Bar. Kompania prezantoi ditën e hënë modelin më të ri bazë, versionin 14-inç MacBook Pro që do të zëvendësojë MacBook Pro 13-inç me Touch Bar në tastierë.
Ky model i ri ka çipin standard M3 ndryshe nga modeli i mëhershëm 14-inç MacBook Pro që vinte vetëm me variantet Pro dhe Max të M3.
Lajmi i madh është se MacBook Pro i ri vjen me çipin M3. Siç spekulohej, M3 është një çip 3-nanometër dhe Apple premton përmirësime të mëdha performance për MacBook Pro 14-inç krahasuar me laptopin që do të zëvendësojë MacBook Pro M1 13-inç.
Apple thotë se është deri në 60 përqind më i shpejtë në Final Cut Pro. Duke qenë se Apple përzgjodhi vetëm disa statistika për të treguar performancë, niveli i saj mbetet i paqartë në tërësi.

Gjithashtu përmban vetëm 8GB RAM, një sasi që konsiderohet e ulët për një laptop me çmim premium. Gjithashtu modeli bazë nuk ka ngjyrën e zezë që Apple do ta ofrojë për variantet e segmentit të lartë MacBook Pro 14 dhe 16-inç me çipet M3 Pro dhe M3 Max të cilët fillojnë prej 1999 dollarësh.
Largimi i Touch Bar është një detaj që bie në sy. Ky dizajn është aplikuar për herë të parë me MacBook Pro në 2016-ën. Edhe pse pati fanse, nuk u popullarizua asnjëherë.
MacBook Pro i ri bazë do të jetë në shitje nga data 7 Nëntor.