Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Moldavia firmos kërkesën për anëtarësim në BE

Moldavia firmos kërkesën për anëtarësim në BE

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka firmosur të enjten kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dokumenti u firmos nga tre krerët e shtetit, në kryeqendrën Chisinau.

“Tridhjetë vjet ishin të nevojshme që Moldavia të arrijë pjekurinë. Sot vendi është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij”, ka thënë presidentja Sandu, përcjell Reuters.

Në fakt, shumë shtete synojnë të përshpejtojnë procesin për t’iu afruar BE-së tash pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Një gjë të tillë, para dy ditësh e ka bërë edhe Ukraina.

Edhe Moldavia ka një territor të kontestuar, Transnistrinë, ku ka edhe trupa ruse.

“Duam të jetojmë në paqe, prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë”, ka shtuar presidentja Sandu. /koha

Exit mobile version