Ballina Lajmet Momenti kur shpëtohet një kosovar në bregdetin e Velipojës

Momenti kur shpëtohet një kosovar në bregdetin e Velipojës

Moti i lig ka përfshirë sot pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Më e theksuara është pjesa veriore, teksa ka rrezikuar dhe jetën e mijëra pushuesve të cilët po relaksoheshin në bregdetin shqiptar.

Stuhi, valë të mëdha të detit, e dallgë kanë shpërthyer në det, derisa turistët ishin në plazh.

I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë. E

një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një personi nga Shqipëria, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën, raportojnë mediet shqiptare.

Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa ky i ri shqiptar sapo mori epitetin hero.

Exit mobile version