Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Monako njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Monako njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Prince Albert II

Të hënën, Princi Albert II shpalli në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Principata e Monakos tashmë e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Në fjalimin e tij gjatë Konferencës së Nivelit të Lartë për zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze, Princi Albert II tha se vendimi është një hap simbolik dhe politik në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete, si e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës.

Monako, një vend tradicionalisht neutral dhe i angazhuar për dialog ndërkombëtar, u bashkua kështu me numrin gjithnjë e më të madh të shteteve që e kanë njohur Palestinën. /mesazhi

@mesazhi.com

Monako njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës♬ original sound – mesazhi.com

Exit mobile version