Ballina Artikuj Monoteizmi Islam

Monoteizmi Islam

Hoxhë Justinian Topulli

Doktrina thellësisht monoteiste e Islamit e shprehur në formulën “Nuk ka zot (hyj) tjetër përveç Allahut” do të thotë se jo vetëm ka një Zot, një Krijues, një të Plotfuqishëm që ekziston dhe çdo zot a nën zot tjetër i ngjashëm apo i përafërt është thjesht iluzion, por se ky Zot i vetëm është i vetmi që meriton të adhurohet dhe askush, as engjëjt, as profetët, as shenjtorët, asnjë njeri dhe madje as pasuria, fisi, pushteti, egoja, interesat personale…etj. nuk duhet të marrin vendin absolut që i përket vetëm Zotit.
Pra monoteizmi islam, ose ndryshe teuhidi, e integron personalitetin dhe shoqërinë rreth një qendre të vetme. Në këtë kuptim, shirku apo idhujtaria, nuk është thjesht adhurimi i statujave; por dhe vendosja e diçkaje tjetër në nivelin që i përket vetëm Zotit.

Hoxhë Justinian Topulli

Exit mobile version