Ballina Artikuj Mos investo vetëm për një diplomë, investo për një mendje që nuk...

Mos investo vetëm për një diplomë, investo për një mendje që nuk ndalet kurrë së mësuari.

Abdulkerim Bekkar

Për dekada me radhë, diploma universitare është konsideruar çelësi i suksesit dhe rruga më e sigurt drejt një jete profesionale të qëndrueshme.
Por bota ka ndryshuar.
Sot, e ardhmja nuk u përket vetëm atyre që mbajnë një diplomë në duar, por atyre që mbajnë gjallë etjen për dije, që mësojnë pa u lodhur, përshtaten me ndryshimet dhe fitojnë aftësi të reja sa herë që koha e kërkon.
Në epokën tonë, ndryshimi është bërë i vetmi element i pandryshueshëm.
Profesionet që dje ishin ndër më të kërkuarat, nesër mund të mos kenë më të njëjtën vlerë, ndërsa lindin fusha të reja që deri dje as nuk imagjinoheshin.
Prandaj, pyetja më e rëndësishme nuk është më: “Çfarë ke studiuar?”
Por: “A je i gatshëm të vazhdosh të mësosh, të përshtatesh dhe ta rindërtosh veten sa herë që bota ndryshon?”
Dija zbehet kur ndalet së u rrituri. Përvoja humbet forcën kur shkëputet nga të mësuarit. Edhe diploma e humb një pjesë të vlerës së saj, nëse nuk mbështetet nga një mendje që zhvillohet vazhdimisht.
Në këtë kohë, investimi më i mençur nuk është vetëm zgjedhja e një profesioni, por ndërtimi i një mendjeje që nuk pushon së mësuari, i një karakteri që përshtatet me ndryshimet dhe i një personaliteti që nuk pret mundësitë, por i krijon ato.
Sepse e ardhmja u takon atyre që nuk reshtin së mësuari.

Dr. Abdul Kerim Bekar
Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version