Ballina Artikuj Mos luftoni për frikacakët

Mos luftoni për frikacakët

Kur Che Guevara u arrestua në vendstrehën e tij pasi që e raportoi një bari delesh, dikush e pyeti bariun: Pse e raportove një njeri që e kaloi tërë jetën duke të mbrojtur ty dhe të drejtat e tua?
Bariu u përgjigj: Luftërat e tij me armikun më trembën delet!!

Pasi Muhamed Kerimi (guvernator i Aleksandrisë, v. 1798) i rezistoi fushatës franceze të udhëhequr nga Napoleoni në Egjipt, Muhamed Kerimi u arrestua dhe u dënua me vdekje, por Napoleoni kërkoi për ta sjellur tek ai dhe e sollën.
Napoleoni i tha: Më vjen keq që te ekzekutoj një njeri që mbron vendin e tij me guximin tënd dhe nuk dua që historia të më kujtojë se kam ekzekutuar heronj duke mbrojtur atdheun e tyre, ndaj të kam falur në këmbim të dhjetë mijë copë ari si dëmshpërblim për ushtarët e mi që u vranë.
Muhamed Kerimi i tha: Unë nuk kam para të mjaftueshme, por kam një borxh tek tregtarët më shumë se njëqind mijë copë ari, Napoleoni i tha: “Unë do të të lejoj për një periudhë kohore për të mbledhur paratë e tua. Kerimi nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkonte në treg, ndërsa ishte i lidhur me pranga dhe i rrethuar nga ushtarët e pushtues francez, ai kishte shpresë nga bashkatdhetarët e tij që sakrifikoi për ta, por asnjë tregtar i vetëm nuk u përgjigj, mirëpo e akuzuan atë se ishte shkaku i shkatërrimit të Aleksandrisë dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Ai u kthye te Napoleoni, i habitur dhe i zhgënjyer, ai i tha: “Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të të ekzekutoj, jo sepse ti na rezistove dhe vrave ushtarët tanë, por sepse pagove me jetën tënde për njerëz frikacakë, që tregtia e të cilëve është me më rendësi se liria e atdheut të tyre”.

Muhamed Reshid Rida thotë: Një revolucionar për një shoqëri injorante është si ai që i vë zjarrin trupit të vet për t’i ndriçuar rrugën një të verbri.

Andaj mos luftoni për frikacakët.

Ta bindësh mizën se lulet janë më të bukura se plehrat është më e lehtë sesa të bindësh tradhtarët se vendi është më i vlefshëm se paratë.

Nga arabishtja Korab Hajraj

Exit mobile version