Ballina Auto Mos vënia e rripit të sigurimit ende mbetet një vrasës i madh...

Mos vënia e rripit të sigurimit ende mbetet një vrasës i madh në rrugët e Britanisë

Një e treta e fataliteteve në rrugët e Britanisë – dhe më shumë se 15 për qind e fataliteteve rrugore në Australi – lidhen me mos vendosjen e rripit të sigurimit nga pasagjerët e veturës, teksa autoritetet mbesin të irrituar me numrin e njerëzve që ende duhet të iu thuhet kjo.

Sipas shifrave zyrtare nga qeveria, mos vendosja e rripit të sigurimit ishte faktor në 30 për qind të fataliteteve në rrugët e Mbretërisë të Bashkuar.

Për personat nga mosha 19 deri në 27 vjet, shifra arrinte 40 për qind, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Numrat ishin edhe më keq për personat që vozitnin natën, ku mos vendosja e rripit të sigurimit ishte faktor në 47 për qind të vdekjeve.

Gjithashtu kishte një vijë ndarëse në statistika mes gjinive, teksa Departamenti për Transport tha se 34 për qind e burrave që vdiqën në aksidente nuk kishin vendosur rripa të sigurimit në krahasim me gratë, ku shifra ishte 20 për qind.

Shifrat më të fundit nga Departamenti, mbulojnë vitin 2021 dhe tregojnë se 1,558 persona kishin mbetur të vdekur në aksidente në Britani – shifër e ngritur për 7 për qind në krahasim me vitin 2020, kur kishin vdekur 1,460 pavarësisht kufizime të udhëtimit në lidhje me Covid.

Exit mobile version